Menaxhmenti fton fansat të bëhen bashkë për të mbështetur Gjestin në finale – nisja për në Tiranë realizohet nga Prishtina

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4.

Në finale janë gjithsej katër banorë: Gjesti, Rozana Radi, Egli Tako dhe Laert Vasili.

Në Instagramin e këngëtarit pejan kanë bërë thirrje që të bëhen bashkë për të mbështetur për fitore.

Ata bëjnë me dije se të gjithë ata që duan të marrin pjesë në finalen e BBVA 4 të mblidhen në Prishtinë, e të nisen së bashku për në Tiranë.

Në njoftim kanë lënë të gjitha kontaktet për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj nisme.