Albulena Haxhiu ‘harron’ që ligjin e solli në 2022’ën, publikon një video të Thaçit në 2014’ën

Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu ka publikuar një video të votimit të Thaçit si kryeministër në detyrë dhe deputet, raporton Periskopi.

Ajo me këtë video dëshiroi të tregoj kinse për praktikën që partitë e tjera e bënin, megjithatë Haxhiu ka harruar se atëherë nuk kishte ligj për qeverinë.

Ligji për Qeverinë u realizua në pushtetin e VV-së, dhe të njëjtit nuk e respektuan nenin për dorëheqje para se të bëhen deputetë.