Me Ramush Haradinajn nuk ka grua që mund të shtyhet – shpërthen Kimete Berisha

Kimete Berisha, një nga zërat më të drejtpërdrejtë dhe ironikë në opinionin publik shqiptar, ka shpërndarë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke ndërlidhur përvojën e saj si vajzë e vogël me realitetin e sotëm politik dhe mënyrën sesi gratë shpesh injorohen apo margjinalizohen në diskursin publik.

“Me disa njerëz nuk mund të fjalosesh, se të lënë pa mend, me thellësinë dhe kreativitetin e tyre,” shkruan ajo, teksa rrëfen një episod të hershëm kur kishte dëgjuar dy gra duke u fjalosur me ndjenjë dhe pa nervozizëm, sikur recitonin poezi.

Ky kujtim i fëmijërisë e ka ndikuar aq shumë, sa sipas saj, e ka bërë të zgjedhë që në jetë të mos fjaloset. Por jo të gjithë kanë këtë përmbajtje.

Shkrimi i plotë:

Intriganti!

– Me disa njerëz nuk mund të fjalosesh, se të lënë pa mend, me thellësinë dhe me kreativitetin e tyre.

– Një herë, si vajzë e vogël, duke u kthyer nga shkolla, i kam dëgjuar dy gra

duke u fjalosur njëra me tjetrën…

– Ato fjaloseshin me zë të mbytur, në off, pa u nervozuar…pa ndjenja.

Thuajse po e recitonin të vetmen poezi që e dinin.

– S’lanë gjë pa i thënë njëra-tjetrës, por ‘luftën’ e fitoi ajo që

në fund i tha shoqes: Ani pra, të….burri jem’.

– Ky besoj ka qenë ai momenti vendimtar për mua që në jetë të mos fjalosem, prandaj kam mbetur batall, as nuk di të fjalosem.

– Ama, me Ramush Haradinajn nuk ka grua që mund të shtyhet. As ajo gruaja…

– Viktimat e ofendimeve dhe sharjeve të tij kryesisht e injorojnë, se sikur edhe ata të pranonin të hynin në fjalë me të, ish harruar ajo gruaja….

– E ky kujton se ata nuk e injorojnë, por i tutën. Prandaj, nuk ndalet.

Sipas tij:

– ‘Hashim Thaçi ka qenë turist në UÇK’.

– ‘Fatmir Limaj është tradhtar’.

Thuajse e ka ‘nuse’ Fatmirin, që duhet t’i rri pip këtij….dhe besnik budallallëkut të tij.

– ‘Isa Mustafa është keqpërdorues i tre përqindëshit’…

– Ama, Isa Mustafa (të fala nga unë, sepse është i vetmi politkan i qytetëruar që anipse kam shkruar për të, më ka ndjekur në Facebook)…

– Pra, anipse paqësor dhe intelektual, Isa Mustafa ia ka pas kthyer dhe mbyllur gojën…

ia pat përmendur Radoniqin.

P.S. Ky domethënë ka qenë Hero!

….S’di a ia ka parë dikush heroizmin dhe as që më intereson,

veç e di se në politikë kurrë nuk kam parë mashkull më intrigant dhe më ngatërrestar. …

njëfarë pseudogebelsi i çuditshëm!

– I ka treguar dikush se rrena, duke e përsëritur bëhet e vërtetë…

ama ajo kohë ka kaluar…

nuk jemi shoqëri e mbyllur…sepse vërtetohet menjëherë a është dikush tradhtar a jo…!

– Për të qenë propagandues duhet ta kesh një popull që jeton në terr informativ, e nuk e ke.

– Prandaj, je si ajo gruaja…’Të…burri jem’