Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se dera është e hapur për subjektet opozitare për një qeveri të përbashkët nëse dështon Lëvizja Vetëvendosje të formojë qeverinë.
“Në asnjë moment ne s’kemi mbyllur derën e bashkëpunimit me opozitën, por i takon të parit fillimisht të provojë dhe ne preferojmë opozitën dhe se Kosova ka nevojë për një qeveri stabile për të ardhmen”, ka thënë Abdixhiku në Dukagjin.
“Elektorati ka vendosur që LDK-së t’i japë 20 ulëse. Nuk është logjike që me 20 mandate ne t’i turremi qeverisë. Nuk e përjashtoj mundësinë që pas dështimit të partisë së parë në të ulemi sërish (me opozitën) dhe të themi të marrim iniciativën për një stabilitet institucional”, ka thënë tutje ai.
Po ashtu Abdixhiku nuk është kursyer ndaj kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, derisa tha se partia e tij nuk i frikësohet pragut dhe nuk do të bëjë pazare, transmeton lajmi.net.
“Nuk i tutem asgjëje se kjo është çështje veprimi politik unë nuk bëjë pazare”, ka thënë i pari i LDK-së.