Familjarët e Gjestit kanë reaguar në lidhje me situatën e paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Albania 4”, ku Jozefin Marku e goditi me shuplakë dhe e rrëzoi në tokë.
Në faqen zyrtare të “Instagramit” të Gjestit, familjarët shprehen se janë ende të tronditur nga ajo ngjarje, ku theksojnë se askush nuk meriton të dhunohet.
Gjithashtu, shkruajnë se ndjejnë një dhimbje shumë të madhe, por krenarë për djalin e tyre që nuk i reagoi dhunës me dhunë.
Postimi i plotë:
Ende jemi të tronditur dhe me një dhimbje shumë të madhe në zemër nga ajo që ndodhi mbrëmë në shtëpine e Big Brother VIP
Pamjet e dhunës fizike ndaj Gjestit ishin të vështira per t’u parë, edhe akoma më te vështira per t’u perjetuar si njerëz që e njohim, e ENTAL duam dhe gẽ e dime sa zemërmire dhe i pastër eshtë.
Askush nuk meriton të dhunohet – as brenda një loje, as jashtë saj.
Gjesti hyri në atë shtëpi me respekt, me edukatë dhe me zemrën plot mirësi. Nuk e meritoi kurre një perballje te tille të dhunshme. Dhimbja ge ndjejme eshte e madhe, por jemi krenarë për të.
Krenare të edhe në atë moment, zgjodhi te mos reagojë me dhunë.
Krenare qe qendroi i forte dhe i qete, edhe kur u sulmua padrejtesisht.
Ky postim nuk eshtë vetëm një reagim. Eshtë një thirrje. Për drejtesi. Për reflektim. Për njerëzi. Sepse dhuna nuk mund dhe nuk duhet te jete kurre pjesë e asnjë formati, asnjë loje, asnjë shogërie gë pretendon te jetë e shëndetshme.
Faleminderit nga zemra te giithëve ju gë jeni në krah të Gjestit.
Dashuria juaj i jep force.