Gjatë intervistës në ‘Glamour Zone’, këngëtari Alban Sejdiu ndau një histori të veçantë nga bashkëpunimi me Genta Ismajlin, duke treguar anën e saj më njerëzore dhe bujare.
Një pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: Më trego një rast që Genta jau lehtësoi punën shumë, ose nuk e prisje që të dilte personi i tillë për mire.
Alban Sejdiu: Genta ka qenë pak tip që është munduar për të gjithë dhe nganjëherë e ka tepruar me mirësinë e saj. Bashkëpunimin që kemi bërë bashkë është bërë në një periudhë ku Genta ka pasur shumë koncerte. Koncertet e Gentës kanë qenë minimum 5 mijë persona. Ne veturën që kemi pasur, here e kishim here jo dhe na bëri një zgjidhje. Udhëtonim bashkë me minibus. Kemi kaluar shumë mire. Na ka pritur shumë mirë.