Pas heshtjes së gjatë, Arta Nitaj shfaqet për herë të parë me… – fotoja po bën xhiron e rrjeteve

Pas një periudhe të gjatë mungese në rrjetet sociale, modelja e njohur Arta Nitaj është rikthyer sërish në vëmendje.

Prej muajsh ishte përfolur se Arta ishte bërë nënë për herë të parë, por ajo kishte zgjedhur të mos e komentojë publikisht këtë pjesë të jetës së saj, duke mbajtur gjithçka larg syrit të publikut dhe mediave.

Së fundmi, kjo është konfirmuar edhe vizualisht, pasi në rrjete sociale është publikuar një foto e saj me djalin e vogël.

Fotografia është publikuar nga një biznes relaksues për fëmijë, që merret me aktivitete dhe shërbime për mirëqenien e të vegjëlve.

Në foto, Arta shfaqet e buzëqeshur me djalin e saj në krahë, duke dhënë kështu një pamje të rrallë dhe të shumëpritur për fansat.

Edhe pse vetë modelja nuk ka bërë ende ndonjë reagim apo postim personal lidhur me këtë moment të ri në jetën e saj, fotoja ka ngjallur shumë reagime pozitive dhe komente urimi nga ndjekësit.

Detajet rreth lindjes, emrit të djalit apo partnerit të saj vazhdojnë të mbeten private, pasi Arta është treguar gjithmonë mjaft e rezervuar për jetën personale.