Detaje të reja pas dhunës së Jozit ndaj Gjestit në BBVA (PAMJE)

Pak para finales së madhe, ka ndodhur një gjest i paprecedentë, shkruan GazetaKosova.net

Gjatë momentit të daljes nga shtëpia, pas eliminimit të tij, Jozi Marku,ka goditur me shuplakë të fortë Gjestin, duke e rrëzuar atë në tokë.

Pas kësaj që ndodhi, siç raportohet Jozi është shoqëruar menjëherë në Polici.

Ngjarja ndodhi përpara syve të banorëve të tjerë dhe miliona teleshikuesve, duke shkaktuar tronditje dhe një reagim të menjëhershëm nga publiku dhe produksioni.

Shuplaka erdhi në mënyrë të papritur, ndërsa Gjestit i ishte afruar për t’i dhënë një përqafim të zakonshëm për largimin.

Jozi, në vend të përqafimit, e qëlloi me forcë, duke e rrëzuar atë në dysheme dhe duke krijuar një moment tensioni të madh në shtëpi.

Banorët dhe stafi ndërhynë menjëherë për të ndalur përshkallëzimin e situatës, ndërsa moderatori përpiqej të rikthente qetësinë në transmetim.
Ja pamjet: