Një tjetër debat ka ndodhur mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, këtë herë teksa ndodheshin në sauna.
Dyshja, që shpeshherë janë përfshirë në diskutime të tensionuara për marrëdhënien e tyre, kanë shkëmbyer fjalë të forta, ku Egli ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si është trajtuar nga Gjesti.
Ai fillimisht i tha se nëse të dy kanë ambicie, mund të kuptohen, por në të kundërtën, ajo mund t’i bashkohet atij:
“Nëse ke ambicie dhe unë kam gjithashtu, të dy mund të kuptohemi. Nëse unë i kam edhe ti nuk i ke, nëse do mund të më bashkohesh.”
Por reagimi i Eglit ishte i prerë: “Po shumë mirë pra. Ti nuk më ke quajtur ndoënjeherë partnere mua. Duhet të jesh realist, më ke mohuar gjithmonë.”
Gjestit nuk i pëlqeu kjo deklaratë dhe theksoi se: “Nuk e ndjej me të thënë partnere.”
Pas kësaj, Egli u shpreh e lënduar dhe refuzoi që ai t’i kërkonte më llogari: “Atëherë mos më kërko llogari mua.”
Gjesti ia kthen: “Po të shpjegoj si jam unë në një marrëdhënie.”, më pas Egli: Nuk dua ta di, se kur do të flasësh flet në marrëdhënie reciproke me mua, kur nuk të intereson thua s’e kam pasur me ty. Nuk dua të di si ke qenë ti në marrëdhënie me femrat e tjera se kam hequr boll me ty. Hajde natën e mirë se ma ke lodhur shumë kokën.
Ndiqni pamjet me poshte: