Pas takimit me Eglin në Big Brother, reagon Olsi: I kam ‘screenshotet’

Pas takimit të papritur dhe emocional me ish-partneren e tij, këngëtaren Egli Tako, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, aktori dhe artisti Olsi Bylyku ka zgjedhur të reagojë përmes një mënyre të veçantë, me muzikë

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, Olsi shfaqet në një studio muzikore, duke lënë të kuptohet se është duke punuar në projekte të reja muzikore. Kjo lëvizje është parë nga shumë ndjekës si një përgjigje simbolike ndaj emocioneve dhe diskutimeve që solli takimi i tij me Eglin në reality show-in e ndjekur nga mijëra shqiptarë.