Halil Geci, vëllai i Gani Gecit, ka dal në mbështetjeje të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ka drejtuar kritika të ashpra ndaj partive opozitare.Ai ka kërkuar nga Kurti që të mos e lut më opozitën për formimin e institucioneve të reja.
Sipas tij, opozita po e saboton shtetin e Kosovës. Në profilin e tij në “Facebook”, Geci ka akuzuar opozitën për blerje të votave.“Kryeministër Kurti, mjaft më me lutje për opozitën që po e saboton shtetin. Kryeministër Kurti, opozita që sot bojkoton institucionet, ka humbur legjitimitetin dhe po vepron në linjë me interesat e Beogradit dhe Moskës – jo të Kosovës. Ju e keni fituar besimin e qytetarëve me votë të pastër, madje edhe vetëm me Listën Guxo keni marrë më shumë përkrahje se të gjitha partitë opozitare së bashku. Kjo është forca e legjitimitetit demokratik. Sot, kjo opozitë – që dikur pretendonte të ishte opozitë e Kosovës – po sillet si zgjatim i interesave të Beogradit dhe Moskës. Të gjithë e dimë: kanë blerë vota, kanë vjedhur vota, kanë shantazhuar qytetarë – dhe sërish nuk ia dolën”, ka shkruar ai.
Geci e ka ftuar Kurtin që të dërgon vendin në zgjedhje të reja.
“Tani, duke bojkotuar institucionet, po e sulmojnë shtetin nga brenda. Ky nuk është veprim politik, është sabotim. Dhe sabotimi i institucioneve të Republikës është bashkëpunim i heshtur me Listën Serbe. Futini në zgjedhje – dhe le të flasë populli. Sepse nuk mund të jesh me Kosovën ditën, dhe me Serbinë natën. Koha që maskat të bien”, ka shkruar Geci.