Loredana dhe Jozi i janë rikthyer debateve në lidhje me raportin e tyre, teksa të shtunën pritet të ‘vulosen’ emrat e 4 finalistëve të “BBVA4”.
Pas disa ditëve të qeta, mes puthjeve dhe përqafimeve, Loredana ka shprehur sërish pakënaqësitë saj për sjelljen e Jozit, teksa ky i fundit e akuzon atë se nuk e ka mbrojtur kurrë.
Gjatë një debati mbrëmjen e djeshme, Loredana është përlotur, teksa i ka thënë Jozit se ai e ka ulur atë para 7 million shqiptarëve.
Megjithatë, edhe ky i fundit është shprehur i ‘zhgënjyer’ nga sjellja e saj, ndërsa i drejtohet duke i thënë se “ti ke lëpirë aty ku ke pështyrë”, referuar deklaratave të banores.
Jozi: Ti ke thënë që Jozi më kap me zor, është kështu është ashtu. Pse ke thënë që vdes per mua? Rozana të ka thënë që je femër që të pëlqen mashkulli që të do me zor, të kap me zor. Kur ti ke thënë pas shpine më puthi me zor, pse më the pastaj që të dua shumë?
Loredana: Nuk kanë qenë në të njëjtën kohë. Unë mendoj që je djalë shumë i mirë por me mua ke shumë probleme. Më përpara ke patur probleme me sjelljen ndërsa tani e gjitha kjo është kundrejt meje. Unë nuk kam parë ndonjë djalë të ulë një femër para 7 milion shqiptarëve.
Jozi: As unë nuk kam parë femër me ul mashkullin e saj.
Loredana: Ti ma bën 10 unë ta bëj 20.
Jozi: Unë ta bëj 8 milion.
Loredana: E kam ulur hundën gjithmonë.
Jozi: Ti ke lëpirë aty ku ke pështyrë.
Loredana: Kam parë dritë tek ty dhe të kam dashur. Të mjafton?