U DOLI MASHTRIMI SHESHIT/ ‘Një nga pengjet e jetës sime është Rozana…’ Del intervista ku Laerti tregon lidhjen e ngushtë që ka me Rozin!

Një ndër marrëdhënie më të ndërlikuara ka qenë ajo e Rozana Radit dhe Laertit!

“A kanë qenë miq para hyrjes në shtëpinë e “Vëllait të Madh?”,

kjo ka qenë dhe një ndër pikëpyetjet më të mëdha që ka qarkulluar sa i përket kësaj marrëdhënie,

ndërkohë që nga ana e tyre dy artistët kanë këmbëngulur që ndonëse jetojnë në të njëjtin pallat në kryeqytet takimet mes tyre kanë qenë shumë,

po shumë të rrallta, madje kafet që kanë pirë bashkë sipas tyre numëroheshin me gishtat e dorës, vlen të theksohet të njërës dorë!

Po, ndërkohë që brenda në shtëpinë e Big Brother Vip ata thonë se nuk janë miq dhe se përplasjet,

hatërmbetjet mes tyre në këtë format janë të vërteta dhe jo në “kuadër të lojës”, disa dalje publike të bëra më herët nga vetë Laerti dhe Rozana na pasqyrojnë një tjetër realitet.

Në një nga emisionet investigative që Rozana ka moderuar përkrah Fiori Dardhës, Laerti aso kohe ka thënë me humor se “pengu i jetës së tij është Rozana Radi”. Gjatë kësaj interviste ata kanë treguar se janë shumë miq.

Laerti: Po të them që 5 vjeç me Rozin kemi pasur një marrëdhënie që shiheshim, tërhiqe mos e këput. Dhe më në fund pas 35 vitesh arritëm që ……

Rozana: I thuaj që më ke propozuar nja dy tre herë.

Laerti: I kam propozuar…. Në Tiranë të Re te Dëshmorët e Lirisë që kishim shtëpinë unë prisja Rozin që të dilte, ne sigurisht para pallatit luanim futboll. Unë bëja sikur pengohesha dhe bëja sikur më dilte gjak dhe Rozit ti vinte keq për mua dhe të afrohej.

Laerti: Një nga pengjet e jetës time është Rozi.