Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë zëra se lidhja mes Julianës dhe Gerti Beqirajt ka hyrë në një fazë të ftohtë, por asnjëri prej tyre nuk ka dalë me një deklaratë publike për të konfirmuar apo mohuar këtë.
Megjithatë, një koment i fundit në TikTok ka ndezur sërish spekulimet dhe ka ngritur pikëpyetje të forta rreth statusit të marrëdhënies së tyre.
Në një video të ëmbël ku Juliana shihet e shtrirë me qenushin e saj në krahë, një ndjekëse i shkruan:
“Edhe Gertin e hupe, shpresa jote e fundit ke qaj, tash ki me nejt me qen.”
Një koment thumbues, por ajo që ka bërë më shumë bujë është reagimi i menjëhershëm i Julianës:
“Po thua! Ani se tash ta lash ndor tane knaq edhe ty.”
Një përgjigje me nënkuptime që shumë fansa e kanë interpretuar si një shenjë e qartë se lidhja me Gertin ka marrë fund.
Disa të tjerë thonë se kjo është mënyra tipike e Julianës për të shmangur pyetjet e drejtpërdrejta, por gjithsesi, mungesa e tyre në publik prej disa muajsh dhe fakti që nuk janë parë më bashkë, i shton zërat për një krizë serioze në marrëdhënien e tyre.