Trump pezullon me 90 ditë tarifat e reja, përveç Kinës, të cilës i rriten në 125%

Presidenti amerikan Donald Trump tha se po aplikon një pauzë 90-ditore për tarifat e reja pasi lufta e tij tregtare trondit ekonominë botërore.Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se po rriste normat e tarifave ndaj Kinës në 125%, duke rritur përplasjet e tij me Pekinin.

Trump tha se ai ka “autorizuar një pauzë 90 ditore dhe një tarifë reciproke të ulur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, prej 10%”.

Nuk ishte menjëherë e qartë se për cilat vende do të zbatohej pauza. CNN po i drejtohet Shtëpisë së Bardhë për sqarime të mëtejshme.Në të njëjtin mesazh, Trump tha se ai po rrit tarifat e SHBA-së ndaj Kinës ndërsa punon për të sjellë Pekinin në tryezën e negociatave.

“Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore, unë po e rris tarifën e vendosur ndaj Kinës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 125%, në fuqi menjëherë. Në një moment, shpresojmë se në të ardhmen e afërt, Kina do të kuptojë se ditët e shqyerjes së SHBA-së dhe vendeve të tjera, nuk janë më të qëndrueshme ose të pranueshme”, shkroi ai.