Takimi i Olsit dhe Eglit prek shumë Gjestin! Ja cfarë i tha banori Eglit pas Prime-t të mbrëmshëm

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania solli emocione të papritura, kur Egli Tako ndau publikisht pjesë të së kaluarës së saj, duke përmendur ish-partnerin, këngëtarin Olsi Bylyku.

Por surpriza nuk mbaroi me kaq: Olsi hyri në spektakël dhe u takua me Eglin për herë të parë pas ndarjes së tyre.

Pas këtij momenti, atmosfera u tensionua mes Eglit dhe Gjestit, i cili nuk e fshehu mërzinë dhe pasigurinë që ndjeu për takimin e papritur me ish-partnerin e saj.

Ata patën një bisedë të sinqertë dhe të ngarkuar emocionalisht pas spektaklit, ku secili shprehu pikëpamjet e veta për ndjenjat dhe kuptimin e momenteve të kaluara.

Pjesë nga biseda e tyre:

Gjesti: Nuk u ndjeva mirë kur u takove me të.

Egli: Atë po mendoja gjithë kohës kur isha aty, prandaj erdha të të puthja direkt ty. Doja të të puthja në buzë.

Gjesti: Nuk ke nevojë me më puth pas takimit.

Egli: Edhe për mua ishte aq bombë sa e ke parë ti. Kurrë se kisha menaxhuar e shihja përballë thoja është apo. Asnjë lloj ndjenje.

Gjesti: Po valla krejt, emocione.

Egli: Emocion nga e papritura, kam dy vite e kusur që nuk e shoh fare. As nëpër Tiranë. Është hera e parë pas ditës kur kam ik në shtëpi time.

Gjesti: Qëllimi nuk e di çfarë ke, në rregull po nuk po di pse me ndodh bash tani. Këtë s’po e kuptoj. Pse për linjën e jetës ish i dashuri.

Egli: Mirë se është pjesë e linjës së jetës, për të dhënë një mesazh. Ke përmendur ti dikë, nuk ka qenë ajo që të përmendnin këtu. Ta sollën edhe ty.

Gjesti: Unë nuk e kam përqafuar as nuk fola.

Egli: Unë kam jetuar pesë vite, mos ngatërro gjërat. Po them dukej si i huaj. Më trembi ndjesia, shumë kohë pa e parë fare. Asnjë lloj emocioni.

Gjesti: Qëndrimi yt pat diçka. Dyqysh e përqafove.

Egli: U çudita se ishte një takim që e kisha kërkuar shumë kur u ndamë dhe nuk e bëri.