Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të pretendojë se ka komunikuar vetëm një herë me kryeorganizatorin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq.
“Iu qëndroj mbas fjalëve të mija që kam fol veç një herë me Radojiçiqin”, tha mes tjerash Kusari-Lila ndërsa akuzoi sërish mediat për publikim të “materialeve të fabrikuara”.
“Mediume kosovare, shqiptare në Prishtinë kanë qit material të fabrikuar në të cilin kinse unë flas me Radoiçiqin. Unë e kam thënë njëherë. Të njëjtat fjalë që i kam thënë në studion e një televizioni tjetër natën e parë, natën e dytë dhe të tretë – iu qëndroj dhe iu qëndroj me përgjegjësi edhe penale” – tha Kusari-Lila.