Komentatori politik, Halil Matoshi e ka quajtur lojë, ftesën që kreu i LVV-së Albin Kurti i bëri Lumir Abixhikut të LDK-së për të diskutuar rreth mundësisë së një koalicioni qeverisës.
Matoshi në “Politiko” ka thënë se LVV-ja vazhdimisht është marrë me LDK-në.
“Thirrja e LVV-së është një loje ekskluzive e kryeministrit në detyrë z.Kurti për me stigmatizu por dhe pak me e poshtru sepse shumë marak e kanë, sepse ju e dini që eksponent të Kurtit janë marrë me LDK-në, në vazhdimësi”, ka thënë Matoshi, transmeton Periskopi.
Tutje, Matoshi ka thënë se letra e Kurtit nuk ka qenë për koalicion, por për konsulta se çfarë duhet bërë tutje.