“Dikush ka me u ligë e ka me shku me Kurtin – Partitë janë betonu”, Nol Nushi e Demhasaj për opozitën

Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për formimin e qeverisë së re, ku Nol Nushi nga PSD’ja thotë se sa më shumë ditë që kalojnë pa qeveri, kjo i shkon për shtati VV’së.

“Sa më shumë ditë që kalojnë pa qeveri, unë mendoj që është në funksion të Kurtit, sepse ai e ka numrin më të madh të deputetëve, dhe kur ulet me negociu i vyn pak vota për me formu qeverinë”.

Tutje, Nushi beson që nuk do të rrezikojnë të shkojnë në zgjedhje prapë, mirëpo sipas tij, ‘kush liget i pari prej opozitës, VV e merr në koalicion dhe e bën qeverinë’.

“Po të ishin opozita më unison prej fillimit, Kurti kkish dal moti në defanziv edhe cështja që ai i ka numrat nuk ish kon më cështje, por ish kon fakt. Unë besoj që koha përderisa nuk ka një opozitë të djeshme nuk e kanë të konsolidum pozicion që kanë me qeverisë bashkë, besoj që dikush ka me u lig prej tyne dhe ka me shku me Kurtin. Gjasat më të mëdha i ka NISMA, por që po shihet se nuk mjafton. Nuk besoj që kanë me rreziku me shku në zgjedhje, kush liget i pari prej tyre e merr në koalicion dhe e bën”.

Ndërsa, Arton Demhasaj në AAK’ja thotë partitë opozitare kanë një lloj betonimi lidhur me koalicionet me VV për formimin e qeverisë.

“Ka një farë betonimi, nuk është betonim i të gjithve, PDK në një mënyrë është e betonume, edhe na(AAK) ka betonim”