A e largoi Yamalin nga ndeshja shkaku i lëndimit, Flick tregon të vërtetën

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal u largua nga loja, pak para fundit të ndeshjes ndaj Borusia Dortmundit.

Në media u raportua se ai u largua për shkak të një lëndimi, por që kjo u mohua nga trajneri Hansi Flick, shkruan IndeksOnline.

“Lamine Yamal nuk ka lëndim, ai është mirë”. “Ai ka luajtur shumë minuta kohët e fundit dhe kështu ishte mirë të pushoja pak”. deklaroi Flick pas ndeshjes.

Yamal shënoi golin e katërt të Barcelonës sonte në fitoren 4-0, derisa u largua disa minuta më vonë, për tia liruar vendin Ansu Fatit./IndeksOnline/