Takim me Limajn, tash ftoi Abdixhikun: A po i “han” prej zori fjalët Albin Kurti?

Albin Kurtit mesa duket i ka dalur situata jashtë kontrollit. Ai doli madje edhe nga fjala e tij, vetëm për të gjetur numra për të ndërtuar qeverinë “Kurti 3”. Por se sa do të ia arrij nuk dihet, raporton Periskopi.

Pavarësisht se Kurti dhe eksponentë të lartë tjerë të VV’së kanë deklaruar se partia e tyre do ta formojë Qeverinë e vetme me pakicat joserbe – lëvizjet e fundit të të parit të partisë thonë ndryshe.

Kurti sot po kërkon takime me “hajvanat”.

Pas takimit me Fatmir Limajn të NISMA-s, ai e ka ftuar edhe atë të Lidhje Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun.

Në letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut ku ky i fundit ftohet për të biseduar rreth “procesit të formimit të Qeverisë së re”.

Se pse një letër e tillë drejtuar Abdixhikut, s’është bërë “za” ende.

Se si do të jetë përgjigja e LDK-së, Periskopi sot gjatë gjithë ditës ka kontaktuar përfaqësues të lartë të kësaj partie, por s’kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Megjithatë, një burim i Periskopit ka thënë se edhe në rast se takimi do të mbahet mes Kurtit dhe Abdixhikut do të ketë një përsëritje të qëndrimit të betonuar të partisë e cila ka dalë e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në rast se Lumir Abdixhiku do t`i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit , do t`i konfirmohet qëndrimi se LDK nuk do të bisedojë në asnjë rrethanë mundësinë e krijimit të Qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje. Është qëndrim i organave drejtuese të partisë, por edhe i vetë kryetarit Abdixhiku”, ka thënë ky burim i Periskopit.

Kujtojmë që LDK ka qëndrime para dhe pas-elektorale “kategorike” që nuk bashkëpunon me Lëvizjen Vetëvendosje në çfarëdo formati për qeveri të re.

Këto ftesa e zbutje të Kurtit kundrejt rivalëve vjen pas mungesës së “PO-së” nga ana e deputetëve të komuniteteve joserbe.

Nesër mbahet takimi përgatitor për seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës të caktuar më 15 prill nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kurti ka thënë se synon që në atë seancë të krijojë institucionte e reja, prej zgjedhjet së Kryetarit të Kuvendit e deri te formimi i qeverisë së re./Periskopi