“Hajde bre Kryeministër në Reçan” – Balje i vendos kushte Kurtit për votë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka bërë një thirrje publike për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e ftuar atë në një dëgjim publik në Reçan.

“Kam kushte për të votuar qeverinë e Kurtit. Unë do të bëjë një dëgjim publik ku është I ftuar Albin Kurti në Reçani, me bisedu me boshnjak veç me tregu ditën dhe kohën. 4 vite nuk ka gjetë kohë me vizitu boshnjakët. Nëse boshnjakët thojnë jo, do them edhe unë jo. Nëse thonë po, do them po. Kam kërkesat e mia, sikurse krejt deputetët e tjerë. Nëse bën barazia mes deputetëve boshnjak, do ta votojë Kurtin me dy duart”, tha Balje në Debat plus, transmeton Insajderi.

Se a është takuar apo ka presione nga koka e terroristit, Milan Radoiçiqit, Balje tha e mohoj duke thënë shkurtimisht “jo, nuk kam presione të tilla”.

“Hajde bre kryeministër në Reçan. Publikisht krejtve, për dyshimet e juaja. Kjo është kërkesa e boshnjakëve. Le të bën barazi mes tre deputetëve në ekzekutiv”, tha Balje.