Alba akuzoi Anduelin, i cili është i martuar, për sjellje të papërshtatshme, duke pretenduar se ai i hodhi shikime të pahijshme dhe e përqeshi gjatë ushtrimeve fizike.
Ajo e konfrontoi duke thënë: “Burrë i martum i thot vetes. Të duket gjë normale të tallesh me femra? Çfarë bëre mbrëmë? I hedh sytë aty ku nuk të takon.”
Andueli mohoi akuzat dhe qëndroi i qetë gjatë debatit. Situata u përshkallëzua kur Alba zgjoi fermerët e tjerë për t’i përfshirë në diskutim. Më vonë, ajo u tërhoq në dhomën e fakirit, ku u përlot, por vazhdoi me akuzat ndaj Anduelit.