Dea Mishel befason me mendimin e saj për çiftin Gjesti-Egli

Eftuar në emisionin “Fan Club”, Dea Mishel ka ndarë mendimin e saj lidhur me marrëdhënien mes Eglit dhe Gjestit, duke komentuar një klip ku ata shfaqen duke u përpjekur të sqarojnë lidhjen mes tyre.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2” shprehu se, duke i parë, duket se ata janë shumë të këndshëm së bashku, dhe kjo mund të krijojë mendimin se marrëdhënia mund të funksionojë.

Megjithatë, ajo theksoi se që nga fillimi, ata kanë pasur pritshmëri të ndryshme dhe kanë komunikuar në mënyra të ndryshme, çka ka çuar në një situatë të ndërlikuar.

Por, që nga fillimi, ata të dy kanë kërkuar gjëra të ndryshme nga njëri-tjetri, kanë folur një gjuhë shpirtërore të ndryshme dhe nuk janë kuptuar dhe kanë përfunduar në një situatë toksike

Dea shtoi gjithashtu se Egli ka pranuar që ajo pret surpriza nga Gjesti, duke nënkuptuar se ajo vetë është e vetëdijshme që marrëdhënia mund të mos funksionojë, dhe do të ishte një befasi nëse do të kishte sukses.

Egli vetë e thotë që ‘unë pres nga ty që të të befasohem’, pra ajo vetë e di dhe e pranon brenda vetes që kjo gjë ka shumë gjasa që të mos funksionojë dhe do të ishte befasi nëse do të funksiononte.