Memli Krasniqi për formimin e qeverisë: Nëse Kurti dështon, ne e kryjmë për 48 orë

Kryetari i PDK, së Memli Krasniqi ka thënë se nëse Kurti dështon ta formojë Qeverinë, PDK do ta bëjë brenda 48 orëve, shkruan Periskopi.

“Nëse Kurti do të dështonte, ne për 48 orë i takojmë [pakicat]. Për ne ka qenë e rëndësishme edhe para qytetarëve me tregu një shembull ndryshe prej Kurtit. Shembull të respektimit të vendit tonë, të ligjeve, të Kushtetutës sonë. Për 48 orë ne e kryejmë në momentin që Kurti dështon, për 48 orë me takime e me krejt bahen, veç ai e ka radhën”, tha kreu i PDK-së.