Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka reaguar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës “për skema të organizuara kriminale”.
Ajo në një postim në Facebook i ka bërë thirrje ish- kryetarit historik të LDK-së Ibrahim Rugovës duke iu drejtuar me gabim gjuhësor “Qu Ibrahim…”.
Më pas, ajo edhe shpallë fundin e LDK-së duke konstatuar se “Me kaq e pat LDK!”.
“Qu Ibrahim e kshyr çka ti kanë ba partisë. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kthyen në parti të skemave të organizuara kriminale. Thirru në emrin e Rugovës e organizo skema kriminale për vjedhje të votave. Me kaq e pat LDK!”, ka shkruar ajo.