Ish-banori i BBV, Indrit Murati, ka bërë një deklaratë ironike që po bën xhiron e rrjetit.
Ai ka publikuar një video në TikTok, ku i drejtohet publikisht Top Channel-it, duke sugjeruar që Gjesti duhet ta fitojë patjetër çmimin e madh të Big Brother VIP 4.
“I bëj thirrje publike Top-it, t’ia japë çmimin e parë Gjestit, se po s’e fitoi, ka për ta marrë Luana dhe ka për ta futur dhe 3 muaj të Ferma VIP. Se nuk rri ai pa e fituar çmimin në këtë lloj formati,” u shpreh ai.
Kujtojmë që Ferma VIP 2 ka nisur mbrëmjen e djeshme me Luana Vjollcën si moderatore, dhe me Albano Bogdon si “Kryeplakun” e fermës.