Një moment tensioni mes Laert Vasilit dhe Gerta Gixharit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 po bën bujë në rrjetet sociale.
Në një video të shpërndarë në platformën X (ish-Twitter), aktori shihet duke i marrë me forcë pjatën gazetares, pavarësisht kundërshtimit të saj.
Gerta dëgjohet duke i thënë Laertit se nuk e ka mbaruar ende ushqimin, por ai insiston ta marrë, me justifikimin se do të lajë enët. Në përpjekje për ta mbajtur pjatën, një pjesë e ushqimit bie në tokë.
Ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra nga ndjekësit e BBVA, të cilët e kanë cilësuar sjelljen e Laertit si agresive dhe të papërshtatshme.