Ish-partnerja e Gjestit dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka kritikuar rikthimin e Egli Takos në “Big Brother VIP Albania”, duke e cilësuar atë si një dështim për të.
Gjatë pasdites së djeshme në emisionin “E Diell” në Top Channel, Xheneta akuzoi Eglin se e imiton vazhdimisht, duke përdorur fjalët dhe situatat që ajo ka krijuar gjatë kohës që ka qenë në lojë. Xheneta është shprehur duke thënë:
“Prej momentit kur Egli është rikthyer, është dështim për të.
Ajo humb identitetin e saj sepse përdor fjalët dhe situatat që kam pasur unë. Ajo po më imiton tërë kohën. Nuk është vetëm kjo situatë, ka shumë të tjera.
Çdo ditë marr video në Instagram dhe shoh se ajo ka mundësinë të krijojë një identitet të vetin, ka shumë argumente, është një vajzë e bukur dhe e zgjuar. Nuk e kuptoj pse është e nevojshme të më kopjojë mua”.
Deklaratat e saj kanë shkaktuar debat të ashpër mes opinionistëve dhe ndjekësve të formatit, duke ngritur pikëpyetje mbi strategjinë e Eglit në lojë.
Rikthimi i ish-banorëve vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni, duke ndikuar ndjeshëm në dinamikat e shtëpisë.