Prilli në Kosovë fillon i ftohtë, me vranësira e reshje lokale shiu.
Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu dhe verilindja, ndërsa në viset e larta malore priten fjolla bore.
Temperaturat nga 3 minimalja deri në 12 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Martën pritet të mbajë mot me vranësira e riga lokale shiu, ndërsa në disa zona me disa intervale kohore me diell.
Nganjëherë në disa zona të Maqedonisë së Veriut reshjet do të jenë të intensitetit më të lartë e në malet e larta reshje bore./Periskopi/