Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ende e ka merakun se sa komuna ka fituar. Kurti sot doli me postim në llogarinë e tij në Facebook duke korrigjuar hartën se si qëndron Vetëvendosje me komunat e Kosovës, shkruan Periskopi.
“Ju kërkoj falje për këtë lëshim. Sipas përditësimeve, LVV ka fituar në 22 komuna, PDK në dy, LDK në një, AAK me Nismën Socialdemokrate në dy, KDTP në një, ndërsa LS në 10, gjashtë prej të cilave janë komuna të Ahtisaarit”, shkroi Kurti mes tjerash.
Ndërkohë ky postim i Kurtit nuk u prit mirë nga disa qytetarë tw cilët reaguan në postimin e tij në rrjete sociale.
Disa prej tyre kërkojnë prej Kurtit që mos të merret me statusa por të krijojë Qeverinë. E të tjerë, e kritikojnë për mirëqenien e qytetarëve të lënë pas dore.
Disa komente të qytetarëve në postimin e Kurtit në Facebook: