Reperi i njohur Fero ka surprizuar ndjekësit me një ndryshim të papritur në qëndrimet e tij. Pavarësisht se më herët kishte deklaruar se ishte tërhequr nga muzika për arsye fetare, ai ka publikuar dje disa pjesë të projektit të tij më të ri muzikor.
Nga tekstet e zbuluara, kënga duket se i drejtohet ish-partneres së tij, Arbenita Ismajlit, dhe çështjeve ligjore që ata po kalojnë për kujdestarinë e vajzës së tyre. Një nga vargjet që ka tërhequr më shumë vëmendje është:
“Se kam pa qikën që tetë muaj… i qoj të fala motrës së presidentes.”
Kjo linjë lidhet drejtpërdrejt me faktin se motra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është avokatja e Arbenitës në procesin gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.
Ky rikthim vjen pas një periudhe kur Fero ishte shprehur publikisht se kishte braktisur muzikën për shkak të bindjeve fetare. Në një intervistë të mëparshme, ai kishte thënë:
“Në Islam hyhet komplet dhe kjo fe nuk e pranon muzikën.”
Madje, atë kohë ai pati shprehur dëshirën që edhe Gold AG të largohej nga muzika për të ndjekur të njëjtin rrugëtim.