“Paraja e p*ostituës…”- Tha se muzika ishte ‘haram’, reperi braktis fenë dhe i rikthehet këngës duke sulmuar ish-gruan

Reperi Fero ka bërë një kthesë të papritur në karrierën e tij muzikore, pasi dy vite më parë u tërhoq nga skena, duke iu përkushtuar fesë islame. Gjatë kësaj periudhe, ai shpalli publikisht se muzika është haram për të dhe hoqi dorë nga ajo. Megjithatë, tani Fero është rikthyer në botën e muzikës, madje duke publikuar një këngë që tingëllon si një diss për ish-bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli.

Dyshja ka pasur disa muaj me konflikte të vazhdueshme, dhe sipas Feros, Arbenita nuk i lejon që të takohet me vajzën e tyre, Ninën. Ky problem është bërë publike nga Fero, që tani ka shpallur luftë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Reperi ka përdorur një frazë ironike për të përmendur avokaten e Arbenitës, duke thënë në këngën e tij: “Se kam pa qikën që tetë muaj… i qoj të fala motrës së presidentes,” duke iu referuar motrës së presidentes Vjosa Osmani, që është avokate e Arbenitës.

Në tekstin e këngës, Fero vazhdon me fjalë denigruese, duke e quajtur Arbenitën “prostitutë” dhe duke shpërndarë mesazhe të ashpra, si: “Se parja e prostitutës është ma e forta e therës”.

Ky kthim në muzikë vjen pas një periudhe të gjatë reflektimi për Fero, i cili u martua së fundmi me modelen Nita Bajrami, pas divorcit nga Arbenita. Martesa e tij e dytë ka shkaktuar shumë reagime në media, dhe Fero tani është duke i kthyer sytë nga muzika dhe jo më nga feja.

Kujtojmë se pas ndarjes nga Arbenita, Fero iu dedikua besimit islam, një periudhë në të cilën ai deklaroi se kishte hequr dorë nga muzika, për të jetuar në harmoni me fenë. Megjithatë, tashmë ai ka vendosur të rikthehet në skenë dhe ta shfrytëzojë këtë mundësi për të shprehur revoltën e tij ndaj ish-partneres dhe situatës që po kalon.