Kenia e ka njohur Kosovën si shtet, lobim direkt i ish-presidentit Behgjet Pacolli.
Në një ceremoni zyrtare, ku i pranishëm ishte Pacolli dhe bashkëpunëtori i tijj Jetlir Zyberaj, presidenti i Kenias William Ruto lexoi deklaratën e njohjes.
Njohja ka arritur edhe në zyrën e presidentes Vjosa Osmani, po ashtu Ministria e Jashtme e Kenias e ka konfirmuar këtë njohje.
Kenia është një vend shumë i rëndësishëm në rrafshin politik, ekonomik e kulturor në kontientin afrikan.
Në rrjete sociale është postuar video ku presidenti i Kenias e lexon deklaratën.
“Do të jetë një festë e madhe në vendin tim, unë do të kthehem atje”, thotë Pacolli teksa presidenti i Kenias nënshkruan këtë njohje.