Babai i Elseid Hysajt Edi Ramës: “Shumë njerëz më kanë thënë se je budalla”

Gëzim Hysaj, babai i futbollistit Elseid Hysajt, i kërkoi kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me sipërmarrësit në Shkodër, krijimin e një moli në liqen.
Sipërmarrësi: Jam Gëzim Hysaj, kur kam ardhur këtu shumë njerëz më kanë thënë se je budalla, por unë kam parë punën time. Pavarësisht fatit se djali fitoi disa lekë, më mbështeti dhe kam ndërtuar këtu. Jam në vitin e 4. Shyqyr që të takova.

Për të bërë një biznes për të ecur para e kemi në dorë ne. Unë kisha një kërkesë, njerëzit kanë ardhur te unë. Gjatë verës kam qenë plot. Kam 19 dhoma të faturuara gjatë vitit të kaluar, 116 mijë euro vetëm me këto dhoma.

Unë për dimrin më duhet me pasur akses në liqen. Turistët e kërkojnë me bërë xhiro. Uji lëviz këtu, sivjet e kemi thelluar me bashkinë. Por gjatë dimrit mbyllet. Duhet një mol.

Unë kërkoj një akses në liqen se është në të mirën e të gjithëve. Kam planifikuar të blej një skaf, me vendosur një biletë simbolike. Liqeni është pasuri e rrallë.

Rama: E pashë edhe molin e ri. Do ta zgjidhim, por ka edhe një gjë tjetër që besoj se duhet duke parë çfarë kanë ata që bëjnë sukses në turizëm në dimër.

Duhet edhe një element tjetër që ka shumë potencial, që është turizmi i fizioterapisë, shëndetit, masazheve. Yt bir me siguri ka njohje me fizioterapista. Ajo është një zonë e industrisë që po merr gjithmonë e më shumë hov.