Gazetari Ermir Hoxha zbuloi në “Top Story” pse vendosi t’i përkushtohej fesë dhe tregoi si u bë besimtar praktikant.
Ai kujtoi një çast në vitin 2001, pas sulmit terrorist në kullat binjake në New York, myslimanët shiheshin me frikë. “Një shok më tha të largohemi prej dy burrave me mjekër, por unë i thashë ‘sikur të isha si ata”, kujtoi gazetari, që shtoi se pas atij momenti iu afrua gjithnjë e më shumë me Zotin.
“Isha në një bashkëjetesë me dikë dhe ka ndodhur në mënyrë të çuditshme sepse fetarisht ne na thuhet që udhëzimi është çështje e Zotit, ta hap zemrën atëherë kur ti nuk e mendon. Unë nuk e kam pasur fare projekt islamin. Pra, që unë të jem një besimtar praktikant kurrë nuk e kam menduar, sepse çdo njeri projekton të ardhmen. Kurrë s’e mendoja që unë një ditë do agjëroja. Ka qenë një moment, kur duke ecur rrugëve të Tiranës, ishte situata pas 11 shtatorit, kur çështjet e islamit dhe të figurës myslimane ishin temë kryesore e debatit, në trotuarin përballë ishin dy myslimanë me mjekër. Njëri që kisha në krah më kërkon të dalim në anën tjetër të trotuarit, për shkak se janë të të dy (nga frika). Dhe mua më erdhi instinktivisht të them ‘të isha unë si ata të dy’. Në atë moment kam pasur një përlotje. Pastaj ndodhi ajo tërheqja. Më pas, nisa të shkoj te tabakë e Elvis Naçit”.
Shqipëria, me një histori dhe kulturë të pasur, ka një lidhje të thellë me besimin dhe ritualet fetare, dhe Ramazani është një periudhë e rëndësishme, ku shpirtrat e shqiptarëve, myslimanë dhe jo vetëm, rigjallërohen në ndjenjën e solidaritetit, devotshmërisë dhe sakrificës. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe një akt i shenjtë i përkushtimit dhe sakrificës ndaj Perëndisë. Gjatë muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë mbahen nga ushqimi dhe pijet nga agimi deri në perëndimin e diellit, një praktikë që ka një domethënie të thellë shpirtërore dhe sociale. Për shqiptarët, agjërimi është jo vetëm një detyrim fetar, por edhe një mundësi për reflektim personal dhe pastrim të shpirtit, që ndihmon në forcimin e lidhjes me Perëndinë dhe në zhvillimin e një ndjenje të përbashkët solidariteti me ata që kanë nevojë.