Përplasja e ashpër, Xhenur Iseni nis ta lavdojë Kurtin, Azdren Shala as nuk e lë të flasë

Analistët Xhenur Iseni dhe Azdren Shala janë përplasur në “Pressing” të T7.

“Albini dhe Vjosa, çka bënë katër vjet”, është tema që po trajtohet sonte.

Teksa analisti Iseni nisi të fliste për sukseset e Qeverisë në veri të Kosovës, atë e ndërprehu analisti Shala, duke e pyetur nëse e ka lexuar Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Pjesa nga kjo përplasje:

Iseni: Shko merr dinar serb nëse ke e apo mundesh me ble

Shala: Kjo përcaktohet me marrëveshje të Brukselit, a e ke lexu marrëveshjen

Iseni: Shko me dinar apo mundesh me ble, me dinar mundesh veç në Beograd të kalosh ndonjë vikend.

Shala: Këto janë përralla, për dinarin ka ra dakord edhe Albini edhe Vuçiqi në Bruksel.

Iseni: Dinarin nuk e ke, Postën nuk e ke, bandën kriminale jo, laboratorët e drogës jo

Shala: A e ke lexu marrëveshjen e Brukselit? Ato që po thu janë shminka.

Iseni: Marrëveshjen nuk e ka zbatu Vuçiqi, po ju nuk e pranoni realitetin.

Emisionin “Pressing” mund ta ndiqni KËTU.