Gjithologut Fahri Xharra sërish i ka dalë punë me fenë islame.
Atij nuk i ka penguar muaj Ramazan për t`i dhënë një koment fyes për fenë islame imamit të njohur nga Shqipëria, Ahmed Kalaja.
Derisa ky i fundit ka mbajtur një ligjëratë online, Fahri Xharra i ka komentuar hoxhës në fjalë, duke thënë se i shkoi jeta me rrena të shejtanit.
“Ju shkoi jeta me rrenë të shejtanit. E ke pa ti atë”, ka komentuar Xharra.
Këto koment hoxha Ahmed Kalaja e ka vlerësuar si fyes për fenë islame.
Sipas tij, Xharra ka vetëm urrejtje e mllef ndaj islamit.
“Fahri nga arabishtja Krenari, Xharra nga arabishtja Kirurg. Me komentet e tua islamofobe si edhe gabimet drejtshkrimore më zhgënjen shumë. As krenari as kurugji po urrejtje e mllef. Zot të udhëzoftë! Amin!”, ka komentuar Kalaja.