Një debat shumë i ashpër ka ndodhur sot mes Laertit dhe të gjithë banorëve të tjerë të Big Brother VIP Albania 4.
Ky debat ka ardhur, pasi Laerti në spektaklin që është mbajtur të shtunën, ka dërguar në nominim kokë më kokë veten dhe Valbonën, me mundësinë për të vazhduar lojën vetëm dhe jo si një banor.
Nominimi tanimë vetëm se është mbyllur, ndërsa Ledioni, moderatori i këtij programi pasi përfundoi debati, shtroi një pyetje.
“Pse pëlqehen më shumë pisat se djemtë e mirë?”, tha Ledioni i cili më pas tregoi se për kë e kishte fjalën, shkruan lajmi.net.
Ai tha se “vetëm pas pak do të zbulojmë nëse publiku preferojnë pisat apo jo”, duke folur kështu drejtpërsëdrejti për Laertin.
Spektakli i mbrëmjes nisi me çështjen e shumëpërfolur mes Valbonës dhe Laertit, duke krijuar një atmosferë të tensionuar.
Dyshja u ftuan të qëndronin vetëm në dhomën e ndenjës për të diskutuar, ndërsa banorët e tjerë u larguan në dhomën e gjumit.
Laerti e hapi bisedën duke thënë: “Unë, si çdokush këtu, jam futur vetëm brenda dhe dihet që Big Brother-i fitohet vetëm. Sa i përket sfidës që më dha Vëllai i Madh, e pranova për të parë se sa vlen lëkura ime këtu. Valbonës i kërkoj shumë ndjesë për çdo gjë që mund ta ketë lënduar”.
Ai shtoi se gjatë këtyre muajve e ka falur Valbonën për çdo situatë, pavarësisht asaj që i është thënë nga banorët: “Më kanë thënë ‘shiko se çfarë po bën Valbona’, por unë e kam falur”.
Laerti gjithashtu tregoi se Valbona kishte thënë se kishte shprehur dikur ndjenjat e saj para një shqiptarie dhe se më pas e kishte refuzuar publikisht.
Më tutje Laerti thotë se edhe Valbona e ka lënë në gjunjë para një shqiptarie kur kërkoi darkën.
Nga ana tjetër, Valbona reagoi e revoltuar, duke mos e pranuar këtë narrativë: “Boll aktrove! Mos u viktimizo, lëri fjalimet e tua të përgatitura. Pse duhet të më falësh? Çfarë të kam bërë?”.
Tensionet vazhduan të rriteshin me përplasjet mes tyre, ndërsa Valbona i kërkoi hapur: “Mos aktro më, dil Laerti që je”.
Përballja mes tyre ishte një nga momentet më të forta të mbrëmjes, duke ndezur diskutime të shumta mes shikuesve dhe duke e bërë spektaklin edhe më intrigues.