Aktorja Arjola Demiri ishte pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’ në edicionin e parë.
Ajo së fundmi ishte pjesë e emisionit “N’krejt debat” e cila tregoi për vështirësitë që përjetoj pas përfundimit të ‘Big Brother’, shkruan “Kosovarja”.
“Populli pas daljes nga Big Brother sado që të ka dashur edhe e zbeh dashurinë që ka për ty vetëm për faktin që të njeh mirë në të gjitha anët e tua, të mira të errëta, negative më pozitive. Fillojnë e zbehin interesin për ty”, u shpreh ajo.
Mes tjerash ajo tregoi edhe për Betarix Ramosaj e cila e përjetoj rëndë këtë eksperiencë sa që vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të jetoj në Amerikë.
“Trixa është një njeri shumë i ndjeshëm. Duke marrë parasysh se nëna e ka rritur si lule mos më prek. Me thënë të vërtetën. E gjithë ajo trysni, ai presion, akuzat komentuesit njerëzit që e bombarduan Trixën në një mënyrë të frikshme saqë i kanë thyer xhamat e makinës kanë shpuar gomat, mendoj që deri diku ka qenë shumë e padrejtë”, theksoi ajo.
“Komentuesit dhe njerëzit kanë qenë jashtëzakonisht agresiv. Mendoj që një nga arsyet kryesore për të lënë Shqipërinë e për të ikur në Amerikë ka qenë kjo trysni e frikshme ndaj Trixës, familjes së Trixës, e gjithë rrethit të saj”, tha ndër të tjerash.