Çun Lajçi reagon ashpër ndaj kritikëve të Gjestit dhe Eglit: Ajo ka të drejtë që u kthye plot pezëm, sepse djaloshi s’diti çka kishte në grusht

Aktori dhe shkrimtari i njohur, Çun Lajçi, ka bërë një reagim të fortë në lidhje me polemikat rreth dy konkurrentëve të Big Brother VIP Albania, Eglit dhe Gjestit.

Përmes një deklarate emocionale, ai dënoi ashpër bullizmin dhe sulmet ndaj tyre, duke i quajtur të padrejta dhe të dëmshme.

Lajçi shprehu shqetësimin e tij për përçmimin dhe talljen që, sipas tij, po ushtrohet ndaj konkurrentëve dhe e cilësoi këtë një sjellje të shëmtuar.

Ai i doli në mbrojtje Gjestit, duke kritikuar ata që e paragjykojnë dhe sulmojnë, ndërsa vlerësoi Eglin si një vajzë të talentuar dhe të denjë për respekt.

Në mesazhin e tij, Lajçi bëri thirrje për më shumë mirëkuptim dhe ndalimin e fyerjeve, ndërsa vlerësoi dashurinë mes dy konkurrentëve si të sinqertë. Ai theksoi se varfëria nuk e përcakton një njeri dhe se guximi për të dashuruar duhet të respektohet.

Postimi i tij është pritur me reagime të shumta në rrjet, duke nxitur diskutime mes mbështetësve dhe kritikëve të konkurrentëve të BBVA.