Thaçi s’u lejua të merrte pjesë në varrimin e babait, Specialja konfirmon se kanë pranuar letër nga Haxhiu

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se kanë pranuar një korrespodencë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për rastin e moslejimit të ish-presidentit Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, i cili ka preferuar të mos zbulojë detaje mbi këtë.

“Konfirmojmë se Dhomat e Specializuara kanë marrë korrespondencë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës për këtë çështje. Ne nuk japim detaje mbi korrespondencën tonë nëse nuk bëhet pjesë e një dosjeje publike”, tha Doyle.

Nga ana tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur vendimin e Gjykatës Speciale të padrejtë dhe të papranueshëm, duke e konsideruar atë një shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Haxhiu ka bërë të ditur se do të drejtojë një letër drejtuar kryetarës së Dhomave të Specializuara lidhur me pjesëmarrjen e ish-presidentit Thaçi në varrimin e babait të tij.

Përmes një postimi në Facebook, Ministrja ka bërë të ditur se do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara.