Psikologia tregon të vërtetën e madhe të Gjestit dhe Eglit! Ja cfarë ka arritur të zbulojë ajo nga veprimet e tyre

Psikologia e njohur Bona Miekley ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku komentoi rikthimin e Egli Takos në Big Brother VIP Albania 4 dhe ndikimin emocional të kësaj eksperience.

Duke folur për marrëdhëniet toksike, Miekley theksoi se toksiciteti shpesh kthehet në një varësi të pashëndetshme, nga e cila njerëzit e kanë të vështirë të largohen. “Nuk heqin dorë sepse kanë frikë të mbeten vetëm dhe u japin vetes një shpresë të kotë”, u shpreh ajo.

Lidhur me situatën e Eglit, psikologia vuri në dukje se një shërim i vërtetë nga një marrëdhënie e tillë kërkon kohë dhe punë të vazhdueshme me veten. “Nuk mund të shërohesh për 10 ditë. Egli është një vajzë e fortë, por duhet të vazhdojë të kërkojë ndihmë dhe të kuptojë vlerën e saj”, tha ajo.

Miekley sugjeroi që Egli të qëndrojë larg situatave që e lëndojnë dhe të mos lejojë të tjerët të ndikojnë tek ndjenjat e saj. “Egli duhet ta evitonte Gjestin. Gjuha e trupit të saj tregon shumë. Sytë i ka me lot dhe kjo flet për gjendjen e saj emocionale”, përfundoi ajo.

“Toksiciteti është varësi. Në marrëdhëniet toksike është një varësi shumë e pashëndetshme, shumë dëmtuese. Një person i tillë duhet të kuptojë rëndësinë e asaj që po kalon. Njerëzit e quajnë normale. Nuk heqin dorë nga marrëdhëniet toksike sepse kanë ndjesinë e frikës së humbjes, kanë frikë të rrinë vetëm, i japin vetes një shpresë të kotë.

Egli duhet ta evitonte Gjestin. Unë Eglit do i thoja që është shumë vajzë e fortë, ka bërë shumë punë me veten. Do i thoja të vazhdojë të kërkojë ndihmë për t’u shëruar, për të patur një konsultë të gjatë me psikologët, të kuptojë sa e çmuar është. Të mos lejojë të tjerët të kontollojnë ndjenjat e saj. Ajo është e vërtetë, gjuha e saj e trupit tregon shumë, sytë i ka me lot.” tha psikologia.