Sara Kolami nga Big Brother VIP Kosova feston sot ditëlindjen e saj.
Me rastin e kësaj date të veçantë për bukuroshen nga Shqipëria, ajo organizoi një festë në Tiranë, ku nuk munguan as banorët e tjerë nga kasti i BBVK3


Brenda kremtës së Sarës pos tjerëve u panë edhe Rovena e Atilla – prania e këtij të fundit duket t’i ketë penguar Vullnetin, i cili brenda shtëpisë ishte shok i ngushtë i Sarës.
“Unfollow. Çka pash mas asaj ditëlindje”, shkroi ai duke i bashkëngjitur disa ‘bitmoji’ me të vjella.
Më pas një reagim erdhi nga shoku i ngushtë i Sarës, Eni Bitri.
Sipas tij, Sara nuk ka qenë në dijeni që Atilla do marrë pjesë në festën e ditëlindjes së saj, por që i njëjti ka ardhur në krah të Rovenës.
“Sa për të sqaruar diçka – Atilla ka qenë +1 i Rovenës, Sara nuk e ka ditur që ai do jetë prezent”, shkroi ai.
Ndërkohë rreth kësaj nuk ka pasur akoma reagim nga Rovena e as nga Atilla.