Moment i pazakontë në BBVA/ Kellyt i bie dhëmbi duke folur në Prime, pamjet bëhen virale në rrjet!

Një moment i pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania,

kur banori Kelly, teksa ishte i përfshirë në një debat, papritur nxori diçka nga goja.

Pamjet u bënë menjëherë virale, duke ngritur dyshime mes ndjekësve të reality show-t.

Disa janë të bindur se Kelly-t i ka rënë një dhëmb, ndërsa të tjerë mendojnë se thjesht ka pështyrë pa dashje.

Në rrjet, komentet nuk kanë munguar, ku shumë e kanë marrë me humor situatën, ndërsa të tjerë janë shprehur të habitur nga ky incident i pazakontë në mes të spektaklit të drejtpërdrejtë.
Ja edhe pamjet: