Pas incidentit të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku Gjesti theu vezë në kokën e Vserlos dhe Olës, produksioni ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ndëshkuar sjelljen e tij.
Në episodin e fundit të spektaklit, “Vëllai i Madh” vendosi ta dënojë Gjestin duke e çuar direkt në nominim.
Gjesti është përfshirë në disa debate të ashpra gjatë ditëve të fundit, por veprimi i tij ndaj Oles dhe Vserlos ka shkaktuar reagime të forta si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Pas goditjes me vezë, Ola reagoi ashpër duke e quajtur veprimin e tij dhunë dhe mungesë respekti.
Ajo u shpreh:
“Dhunuesi nuk e ka vendin këtu. Ti s’ke të drejtë të më prekësh me dorë.”
Edhe Vserlo e konsideroi të papranueshëm këtë veprim, ndërsa Gjesti u mundua ta justifikonte duke thënë se ishte thjesht një lojë.