Spektakli i së martës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” solli një debat të ashpër lidhur me Laert Vasilin, pasi diskutuan puthjet e tij me dy banorët, Gjesti dhe Aldon.
Kjo temë ngjalli dyshime dhe diskutime rreth aktorit, veçanërisht pasi ai pranoi se në shfaqjet e tij teatrale ka luajtur role edhe me personazhe biseksualë.
Megjithatë, debati mori një kthesë të papritur pas një deklarate të ish-banores Amber, një grua transgjinore. Në rrjetin e saj social ajo është shprehur se Laerti ka pasur një eksperiencë real me një vajzë transgjinore shqiptare.“Përveç pjesës ë misionit nga Vëllai i Madh, Laert Vasili ka pasur vërtet eksperiencë me një shoqen time shqiptare transgjinore. Nuk ka asgjë të keqe ta pranojë”, – ka shkruar Amber në postimin e saj.
Kjo deklaratë ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë ndarë mendime të ndryshmë.Disa e konsiderojnë si një deklaratë të hapur dhe të sinqertë, ndërsa të tjerë dyshojnë për qëllimin e saj.