“Me dalë me ble një deputet si një lopë në pazar, kjo është kontrabandë me qenie njerëzore”, Olluri i ashpër me ata që i ndërruan qëndrimet

Gazetari Parim Olluri është shprehur i ashpër me deputetët që ndërrojnë partinë pas zgjedhjeve. Sipas tij, kjo dukuri quhet “kontrabandë me qenie njerëzore”.

Ai tha në Pressing në T7 se “me ble një deputet i bie si me ble një lopë në pazar”.

“Dalin në zgjedhje, premtojnë dhe lypin vota me rrëzu një autokrat dhe në fund bashkëpunojnë dhe futen në qeveri me Vetëvendosjen e autokratit Kurti, atëherë mas një viti e gjysmë nuk kanë nevojë as me dalë në zgjedhje këtu i humb votat më së shumti. Te puna e peshkimit, po tingëllon shumë e lehtë, kjo është kontrabandë me qenie njerëzore. E kena normalizu me dal me ble një deputet sikur me ble një lopë në pazar, e kjo nuk është normale”, tha Olluri në Pressing.