La garën e BBV, G-Bani ‘detyrohet’ të ndajë foto të babait në spital pas aludimeve të ndjekësve

Ditë më parë, G Bani la përfundimisht shtëpinë e BBVA për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të babait të tij.

Prezantuesi i programit u fut brenda shtëpisë për t’ia kumtuar lajmin se babai i artistit kishte kaluar kaluar një ishemi cerebrale.

Megjithatë një pjesë e mirë e publikut shprehën dyshimet e veta mbi daljen e G Banit, duke aluduar se produksioni e kishte shpikur arsyen për shëndetin e babait.

Sot përmes një postimi, G Bani ka ndarë një fotografi të babit të tij nga një spital në Chelsea, derisa tha se po e postonte “pasi s’mbeti sharje pa u thënë nga konspiracionistët”.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë: