Qytetari me shikim të dëmtuar: Votën na e kërkoni në zgjedhje, por çfarë keni bërë për ne, oj Qeveri? – Ja çfarë kërkese ka për Albin Kurtin

Kojshia Show këtë të diel bëri iftar së bashku me disa qytetarë me aftësi të kufizuara. Këtë organizim, emisioni e realizoi në bashkëpunim me drejtoreshën e shoqatës “Heroina”, Shkurte Haxhiu, e cila ishte e ftuar këtë të diel.

Në emisionin Kojshia Show, një qytetar i verbër shprehu zhgënjimin e tij ndaj Qeverisë, duke theksuar se votën e kërkojnë gjithmonë, por nuk kanë bërë asgjë për ta – dhe bëri një kërkesë të drejtpërdrejtë për Albin Kurtin.

Për ta parë këtë moment, shikoni emisionin e plotë në videon më poshtë: